3619 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli agjendë të ngjeshur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, zhvillon dhjetëra takime me burrështetas nga shtete të ndryshme të botës

Mynih, 16 shkurt 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në njërën nga konferencat më të rëndësishme dhe më prestigjioze në nivelin ndërkombëtar mbi çështjet e sigurisë, e cila po i zhvillon punimet në Mynih të Gjermanisë ka zhvilluar dhjetëra takime me burrështetas dhe përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës, që po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright,  ish Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, Senatori amerikan, Ron Johnson, Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë qenë vetëm disa nga takimet, që kryediplomati kosovar dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, z. Pacolli, i ka zhvilluar ndaras dhe bashkë me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj. 

 

Foto Galeria