3624 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 22 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli dhe Ministrja e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Abe nënshkruajnë Marrëveshje dypalëshe, Kosova do të përfitojë 250 milion jen japonez

Prishtinë, 21 shkurt 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, pas takimit dypalësh që ka zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, znjsh. Toshiko Abe, kanë nënshkruar një Marrëveshje dypalëshe në mes dy vendeve, nëpërmjet së cilës, Republika e Kosovës do të përfitojë  një grant me vlerë prej 250 milion jen japonez. 

Qeveria japoneze nëpërmjet ofrimit të këtij granti synon promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit tonë nëpërmjet programeve të ndryshme, që ndërlidhen me këto fusha.

“Nder i veçantë të mirëpres në Prishtinë Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe. Japonia është vend, që ka dhënë dhe vazhdon të jap shumë për zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës. Japonia si vend me interes strategjik për vendin tonë bën pjesë në mesin e aleatëve të fuqishëm, me të cilët në këtë 10 vjetor të themelimit të marrëdhënieve diplomatike synojmë thellimin e bashkëpunimit bilateral. Lajm tjetër i mirë është hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, që do të hap një dimension të ri në marrëdhëniet tona. Në shenjë miqësie në mes dy popujve tanë pranë shtatores së Ismajl Qemalit, bashkë me ministren Abe dhe Kryetarin e Prishtinës z. Ahmeti mbollëm edhe një qershi japoneze – Sakura”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli.

Nga ana e saj, Ministrja Abe, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe dy popujve ka thënë që Qeveria japoneze dëshiron, që ato të zhvillohen edhe më shumë në të ardhmen. 

“Pemët e qershisë njihen për rritjen e tyre të shpejtë dhe shpresoj që edhe raportet në mes Kosovës dhe Japonisë të rriten, gjithashtu në mënyrë të shpejtë”, ka thënë ministrja Abe. 

Foto Galeria