3626 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Vuniqi pranon kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadori i Arabisë Saudite, sigurohet për vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme

Prishtinë, 25 shkurt 2019 – Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj Rejhan Vuniqi, ka pritur sot në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Abdelmomen Mohammed Sharaf.

Në kuadër të këtij takimi, Zëvendësministrja Vuniqi ka pranuar edhe kopjen e Letrave Kredenciale nga Ambasadori i ri i këtij shteti, ndërkohë që është siguruar për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme dhe të palëkundur ndaj vendit tonë.

Vazhdimi i thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve nga heqja e taksave të dyfishta dhe investimet në tregti kanë qenë disa nga temat e veçanta, që janë diskutuar gjatë këtij takimi.

Në vazhdim është biseduar edhe mbi mbajtjen e konsultimeve të rregullta politike në mes të të dyja vendeve. 

 

Foto Galeria