3629 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Mbahet punëtoria me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”

Prishtinë,  28 shkurt 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, respektivisht, Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm, ka mbajtur punëtorinë me temën: “Aspekti kolonial i të kaluarës së Kosovës”.

Kjo punëtori u hap nga zëvendësministri i punëve të Jashtme, z. Çerkin Dukolli, ndërsa folës kryesor ishin Prof. Dr. Qerim Qerimi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, autor i shumë librave dhe punimeve shkencore dhe përfaqësues në Ekipin e Kosovës në procesin e përballjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe Prof. Dr. Ibrahim Berisha, mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, sociolog dhe autor i librit të mirënjohur “Vdekja e Kolonisë”.   

Në tryezë u vlerësua se mënyra e trajtimit të Kosovës nga Serbia gjatë gjithë shekullit të kaluar është e mirë dokumentuar dhe se gjatë periudhës 1912-1999, Kosova dhe popullsia shumicë shqiptare e Kosovës i ishte nënshtruar cenimit sistematik të drejtave njerëzore dhe eksploatimit kolonial serb, duke u trajtuar në vazhdimësi si pronë koloniale me ç ‘rast popullit shqiptarë i ishte mohuar e drejta për pavarësi dhe qeverisje me pasuritë e veta natyrore.

Në takim u potencua se kjo ishte hera e parë, që në mënyrë institucionale u adresua dhe u mbështet ky segment i historisë së Kosovës  dhe se në të ardhmen një aktivitet i këtillë mund të shërbej si platformë për hulumtime të mëtejshme në këtë temë të rëndësishme si dhe në realizimin e prioriteteve relevante të MPJ.

Në këtë punëtori kanë pjesë një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

 

Foto Galeria