3630 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 March 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli takon homologët e tij nga EBA, Somalia, Afganistani dhe Rumania, diskuton mbi rritjen e bashkëpunimit me këto vende

Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Republikës së Kosovës në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që ka hapur punimet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vend nikoqir i këtij takimi, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka zhvilluar disa takime me homologë të tij nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje. 

Me këtë rast, numri dy i Qeverisë, Pacolli, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

“Kënaqësi ta takojë mikun tim të mirë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, dhe të diskutojë me të mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme, që gëzojnë Kosova dhe Emiratet e Bashkuara. Ne, do ta forcojmë partneritetin tonë në ekonomi dhe tregti nëpërmjet projekteve konkrete, që do të jenë të dobishme për të dy vendet tona”, ka thënë kryediplomati kosovar, Pacolli, pas këtij takimi.

Në margjina të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, Ministri i Jashtëm, Pacolli është takuar edhe me homologun e tij nga Somalia, Ahmed Isee Awad, ministrin e jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu.

 

 

Foto Galeria