3644 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 March 2019
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media/Sulmi terrorist në Zelandën e Re

Prishtinë, 15 mars 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin trishtues terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur dhjetëra persona.

Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, që humbën më të dashurit e tyre nga ky sulm i ulët dhe qyqar dhe qëndron pranë popullit dhe Institucioneve të shtetit mik “në njërën nga ditët më të zeza të Zelandës së Re”, siç u vlerësua edhe nga vet Kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur në luftën e përbashkët kundër së keqes, dhe nuk duhet të lejohet që sulmet terroriste, të krijojë ndarje, ndjellë frikë apo nxisin urrejtje brenda shoqërive dhe komuniteteve ku jetojmë. 

 

 

Foto Galeria