3647 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 March 2019
  • SHARE
  • PRINT

Në javët e Frankofonisë MPJ dhe Ambasada e Francës organizojnë shfaqjen e filmit të njohur francez “Quai d’Orsay”

Prishtinë, 13 mars 2019 - Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën e Francës në Kosovës organizoi shfaqjen e filmit të njohur francez “Quai d’Orsay” me regji nga Bernard Tavernier.

Në këtë ngjarje, ku morën pjesë më shumë se 40 të ftuar, ishin pjesëmarrës edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, ministri i arsimit, z. Shyqyri Bytyqi, zëvendës ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Burbuqe Bakija-Deva, Ambasadori i Francës, Gjermanisë si dhe vendeve të tjera, të cilat janë, gjithashtu anëtarë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Shfaqjes së filmit i parapriu një koktej rasti, pas së cilit e mori fjalën Ministri i Jashtëm, z. Behgjet Pacolli, i cili i uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve dhe shprehu edhe njëherë përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Jashtme për promovimin e Frankofonisë në Kosovë dhe vlerave të përbashkëta të vendeve anëtare, nga promovimi i paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

Përveç personaliteteve politike, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe personalitete nga kultura dhe arsimi, të cilët kontribuojnë në promovimin e Frankofonisë në Kosovë.

 

 

Foto Galeria