3663 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 May 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadorja Geci Sherifi dorëzoi kredencialet te Mbreti Suedisë Sh.T. Carl Gustaf XVI

Stockholm, 8 maj 2019 - Ambasadorja e Republikës së Kosovës, Shkëndije Geci-Sherifi, i ka dorëzuar Letrat Kredenciale Mbretit të Suedisë Lartmadhërisë së Tij, Carl Gustaf XVI, nëpërmjet një ceremonie shtetërore, e cila u zhvillua në Pallatin Mbretëror Kungliga slottet në Stokholm.

Me këtë rast, Ambasadorja, Geci Sherifi, i përcolli përshëndetjet e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Tij dhe për popullin suedez.  

Në vazhdim, aio ka thekuar se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Suedisë janë të shkëlqyera, duke shprehur mirënjohjen e thellë për përkrahjen, që Suedia e ka dhënë për pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadorja Geci Sherifi, gjithashtu u zotua se do të kontribuojë maksimalisht në kultivimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy vendeve mike, në të gjitha fushat e interesit bilateral.

Ky është mandati i tretë i Ambasadores Geci Sherifi, e cila më parë ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në Hungari dhe Kroaci me ç’rast është dekoruar nga të dy Presidentët e këtyre shteteve për punë të shkëlqyer në promovimin e marrëdhënieve dypalëshe. 

 

Foto Galeria