3681 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 June 2019
  • SHARE
  • PRINT

Hyn në fuqi Marrëveshja për Ekstradim me SHBA-të

Prishtinë, 13 qershor 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për “Ekstradim” në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e nënshkruar më 29 mars 2016.


Marrëveshja është ratifikuar në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (04L-052) dhe de njëjta ka hyrë në fuqi me datë 13 qershor 2019, pas shkëmbimit të notifikimeve (instrumenteve të ratifikimit) mbi përfundimin e procedurave të brendshme ligjore.


Marrëveshjen e lartpërmendur mund ta gjeni të publikuara në Gazetën Zyrtare të RKS.

Foto Galeria