3694 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 July 2019
  • SHARE
  • PRINT

Misionet diplomatike janë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë kësaj periudhe vere

Prishtinë, 30 korrik 2019 - Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) njofton se misionet diplomatike të Republikës së Kosovës nëpër botë janë në shërbim të qytetarëve të vet edhe në këtë periudhë vere.


Diplomatët, stafi i misioneve diplomatike dhe shërbimeve konsullore, është i mjaftueshëm për të kryer të gjitha shërbimet e ofruara, edhe pse një pjesë e tyre mund të ndodhen në pushime verore të planifikuara.


MPJ fton qytetarët kosovarë që aktualisht ndodhen jashtë vendit, apo me banim të përkohshëm në vendet tjera, të ndjehen të sigurtë, dhe në rast nevoje të kontaktojnë ambasadën apo konsullatën më të afërt, në mënyrë që të marrin udhëzimet/ndihmën e nevojshme nga përfaqësia e shtetit të tyre.

Foto Galeria