3696 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Hyn në fuqi marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik Kosovë - Çeki

Prishtinë, 6 gusht 2019 – Ka hyrë në fuqi “Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës së Çekisë”.


Bashkëpunimi ekonomik zhvillohet sipas kësaj marrëveshje (Linku), në pajtim me ligjet dhe rregulloret në fuqi të të dyja vendeve, duke promovuar aktivitete të cilat kanë të bëjnë me sektorët ekonomikë.


Pas nënshkrimit dhe ratifikimit të bërë në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr.04L-052), përfaqësitë e të dyja vendeve kanë shkëmbyer edhe notat verbale mbi marrëveshjen në fjalë, të cilën tashmë mund ta gjeni të publikuara në Gazetën Zyrtare të Rrepublikës së Kosovës. 

Foto Galeria