3698 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 20 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadorin O’Connell

Prishtinë, 20 gusht 2019 –  Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, të martën ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Mbretërisë së Bashkuar, z. Ruairi O’Connell.

 

Ministri Pacolli u shpreh mirënjohës për kontributin e ambasadorit O’Connell në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe për përkrahjen e pandalshme britanike në fuqizimin e subjektivitetit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

 

“Keni kontribuar që marrëdhëniet bilaterale të ngritën në nivel edhe më të lartë të bashkëpunimit”, u shpreh z.Pacolli.

 

Në anën tjetër, ambasadori britanik O’Connell theksoi se ka qenë kënaqësi të punojë në intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, dhe se do të vazhdoj edhe më tutje t’i përcjellë me interes të veçantë zhvillimet në Kosovë.

 

Ministri Pacolli shtoi se Kosova është në rrugë të drejtë dhe përkrahja e Britanisë së Madhe për proceset integruese mbetet shumë e rëndësishme.

Foto Galeria