3699 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 20 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli priti në takim lamtumirës ambasadoren kroate, Kapitanoviç

Prishtinë, 20 gusht – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, të martën, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviç.


Ministri Pacolli ka falënderuar ambasadoren Kapitanoviç për punën e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në të gjitha fushat.

“Me projekte dhe investime konkrete, Kroacia ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve, subjektivitetin ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar ministri Pacolli.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviç, ka theksuar se Kroacia edhe më tutje do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, duke rritur shkëmbimin me interes për të dyja vendet, në të gjitha fushat.

Foto Galeria