3705 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 15 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Malta eliminojnë tatimin e dyfishtë, marrëveshja hyn në fuqi

Marrëveshja për Shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet në të ardhura, e nënshkruar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maltës, ka hyrë në fuqi dhe tashti është publikuar në Gazetën Zyrtare (Linku).  

Marrëveshja e lartëpërmendur, në mes të Kosovës dhe Maltës, ka për qëllim eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe zbatohet për personat që janë rezident të njërit shtet apo të të dyja shteteve kontraktuese.

Kjo marrëveshje, e ratifikuar në muajin mars të këtij viti nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr 04/L-05), hyri në fuqi pas shkëmbimit të notifikimeve në mes të të dyja vendeve.

Foto Galeria