3708 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 August 2019
  • SHARE
  • PRINT

Reagim kundër propagandës së Serbisë ndaj Kosovës

Prishtinë, 26 gusht 2019 – Republika e Kosovës është përballur tri vitet e fundit më një fushatë të egër diplomatike dhe propagandistike nga Serbia. E mbështetur nga Rusia dhe disa vende të tjera mike të saj, Serbia ka bërë fushatë të paprecendent për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

 

Kosova, në koordinim me vendet e Quint-it, ka kundërshtuar këtë fushatë dhe ka ndërmarrë hapat e saj.

 

Është shprehur shqetësimi se Serbia ka përdorur ryshfete, afera korruptive, shitje të armëve dhe marrëveshje për heqjen e vizave, si dhe afera amorale (si rasti i INTERPOL-it) për të kundërshtuar Kosovën.


Serbia ka ftuar zyrtarë të huaj në Beograd në vizita pa marrë parasysh legjitimitetin e tyre dhe përmes ryshfeteve janë lëshuar “nota diplomatike” dhe dokumente të rreme që janë hedhur poshtë nga vendet përkatëse.


Ëahtë rasti i Liberisë (ku para TV liberian, Presidenti i Liberisë e demanton Serbinë dhe lëshon komunikatë); rasti i Ganës, i Guinea-Bissaut (që pranon akreditimin e Ambasadorit të Kosovës); rasti i Burkina Fasos (që dërgon dokument që demantojnë Beogradin); rasti i Republikës së Afrikës Qendrore (që po zhvillohen hetime për aferë korruptive); rasti i Sao Tome and Principe (ku në takimet e nivelit të lartë mohohet deklarata e shefit të diplomacisë serbe, Daçiq; si dhe raste të ngjashme të vendeve tjera si Papua New Guinea, Palau, Somalia, Komorët, Burundi.

 

Po ashtu, organizata ndërkombëtare me renome, ndër to edhe “Amnesty International”, kanë shprehur shqetësimin e tyre për shitjen e armëve të Serbisë në Afrikë.

 

Në shumë vende kjo lloj politike është përdorur nga ministri i Jashtme Serb, Ivica Daçiq, si një mjet për të forcuar propagandën e Serbisë në shtëpi.

 

Të gjitha notat diplomatike të treguara në Beograd janë hedhur poshtë nga qeveritë përmes kanaleve diplomatike ose janë shkruar e falsifikuar nga një person i vetëm i cili është i njohur për të kaluarën e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet e krimit të organizuara jashtë Evropës, dhe i cili aktualisht shërben si Këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Serbisë.

 

Kosova, përkundër kësaj, ka vazhduar bashkëpunimin me partnerët e saj dhe ka treguar gatishmërinë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe njëherësh ka  synuar të mos ndërmerren veprime që do të barazonin politikëbërjen e Kosovës me politikën e vjetër të Serbisë.

 

Republika e Kosovës ka qëndruar e përkushtuar në parimin e politikës së jashtme për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, edhe pse, për të arritur këtë, duhen veprime konkrete edhe nga Serbia, gjë që deri më tani nuk ka qenë rasti të shihen.

 

Republika e Kosovës, një vend që aspiron integrimin në strukturat euro-atlantike, është e gatshme të veprojë si një fqinj konstruktiv, edhe pse tashmë i është bërë e ditur gjithkujt që Serbia, me këtë qasje, po instalon një klimë që nuk krijon hapësirë për normalizimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Foto Galeria