3718 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 03 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Turqia do të vazhdojë të ndihmojë forcimin ndërkombëtar të Kosovës

Bled, 3 shtator 2019- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, është takuar me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu.

Kryediplomati kosovar dhe kryediplomati turk, të hënën në mbrëmje kanë pasur darkë pune, në Slloveni, në margjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bledit.   

“Kishim një darkë pune të shkelqyeshme dhe jam i lumtur që edhe Kosova e Turqia kanë po ashtu marrëdhënie të shkelqyera”, tha Ministri Pacolli. 

Republika e Turqisë do të vazhdojë përkrahjen e shtetit të Kosovës në të gjitha sferat, përfshirë edhe lobimin për forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar.   

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Cavusoglu i ka uruar homologun e tij sukses gjatë kryesimit të Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka startuar në vitin 1996 në Sofje me synim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe mirëbesimit rajonal. 

Kryesimi i SEECP-së e ndjekë parimin e rotacionit njëvjeçar (korrik-qershor), me renditje jo precize. Kosova po e kryeson këtë organizatë nga data 1 korrik 2019. 

Foto Galeria