3721 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 10 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Republika e Kosovës përururon ambasadën e saj në Katar

Republika e Kosovës ka përuruar ambasadën e saj në Doha, kryeqytetin e Katarit.

 

Zëvëndëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës ka thënë se kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.

 

Ambasada e re, sipas ministrit të Punëve të Jashme, është pjesë e përpjekjeve të tij për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishme.

 

“Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik”, ka thënë Ministri Pacolli.

Foto Galeria