3723 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 11 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli priti ambasadorin e ri të Norvegjisë në Kosovë

Prishtinë, 11 shtator 2019 -  Zëvëndëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, të mërkurën ka pritur ambasadorin e ri të Norvegjisë, z.Jens Eric Grondahl.


Në takimin mikpritës, Ministri i Jashtëm i konfirmoi ambasadorit Grondahl vullnetin e Republikës së Kosovës për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore me shtetin norvegjez.

“Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha ministri Pacolli.

Foto Galeria