3727 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Austria kanë traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale

Prishtinë, 18 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur në takim përfaqësuesin e ri të Republikës së Austrisë në Prishtinë, ambasadorin Christoph Weidinger.


Ministri Pacolli pasi i uroi mirëseardhje ambasadorit Weidinger, tha se Kosova është përherë mirënjohëse për kontributin e Austrisë dhënë ndër vite, dhe se është i përkushtuar të çojë përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik në mes të të dyja vendeve.

“Kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira bilaterale dhe bashkëpunimit në mekanizmat ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Pacolli për raportet me Austrinë. “Austria ka qenë ndër vendet e para që ka kuptuar mirë zhvillimet në Kosovë e që i ka treguar botës për Kosovën”.

Ministri Pacolli u shpreh se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtoi se është i kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë. Nga ana e tij, edhe ambasadori austriak, Weidinger, u shpreh se do të vazhdojë të punojë për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale në mes të Austrisë dhe Kosovës.

Foto Galeria