3728 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Kosovë-Shqipëri, hyn në fuqi marrëveshja për bashkëpunim strategjik në politikën e jashtme

Prishtinë, 19 shtator 2019 – Ka hyrë në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik në Fushën e Politikës së Jashtme, e nënshkruar në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Politikën e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.


Marrëveshja ka për qëllim shfrytëzimin e plotë të mundësive të bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe harmonizimin e plotë të interesave strategjike, diplomatike dhe kombëtare, si dhe  ngritjen dhe zhvillimin e mekanizmave të përbashkëta të veprimit politik, diplomatik dhe konsullor.  

Marrëveshja për Bashkëpunim Strategjik në Fushën e Politikës së Jashtme midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë është bërë në pajtim me Ligjin për Marrëveshje Ndërkombëtare (Nr.04/L-052) dhe pas ratifikimit dhe shkëmbimit të notifikimeve, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Linku).

Foto Galeria