3732 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli falënderon diasporen për kontributin e dhënë për Kosovën e Shqipërinë

New York, 24 shtator 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për diasporen shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Ministri Pacolli ishte bashkë me Ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, në këtë event të organizuar në New York, ku aktualisht janë mbledhur udhëheqësit më të lartë të sheteteve anëtarë të OKB-së për të përcellë punimet e Asamblesë së Përgjithshme.

“Ishte kënaqësi të jemi pjesë e pritjes madhështore të diasporës shqiptare në SHBA dhe komunitetin që jeton dhe punon në New York. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë që ata i japin atdheut të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për prosperitetin e Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ministri Pacolli.

Foto Galeria