3733 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli: Selia e Shenjtë mbështet zhvillimet pozitive në vendin tonë

New York, 24 shtator 2019 - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.  

Ministri Pacolli tha se është mirënjohës dhe falënderues për kontributin që Selia e Shenjtë i jep popullit shqiptarë.

“Sekretarit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin, i bëra me dije se Kosova është e përkushtuar që të vazhdoj avancimin e raporteve me Vatikanin”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës.
 

Ai tha se tradicionalisht Kosova dhe Selia e Shenjtë kanë kultivuar marrëdhënie të shkëlqyera.

“Vizita e Sekretarit të Shtetit i Selisë së Shenjtë në Kosovë këtë vit ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Selia e Shenjtë mbështet zhvillimet pozitive në vendin tonë”.

Foto Galeria