3737 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli, krenar me kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

New York, 25 shtator 2019 – Kosova, të mërkurën, për herë të parë në histori udhëhoqi takimin e Kryesisë së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili u mbajt në New York, aty ku këtë javë po zhvillohen punimet e Sesionit të 74-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.      

Takimin e udhëhoqi Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili tha se kjo ngjarje ishte hap i madh i Kosovës për të treguar lidership rajonal.

“Unë sot pata nderin të kryesoj këtë konferencë të rëndësishme. Ishte një moment krenaire për Kosovën dhe për mua. Në këtë takim morën pjesë një numër i madh ministrash të Punëve të Jashtme për të diskutuar bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, tha ministri i Jashtëm.

Kosova e ka marrë kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me datë 1 korri 2019.

Ministri Pacolli tha se Kosova do të kontribuojë tutje për një mjedis të paqes, sigurisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ai vlerësoi se SEECP do të zhvillohet edhe më tej si një organizate që ofron mundësi për shprehje të solidaritetit dhe përpjekjeve për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve pjesëmarrëse, drejt strukturave euroatlantike.

Kujtojmë se vendet anëtarë të SEECP janë: Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullg

Foto Galeria