3738 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 30 September 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm priti homologun finlandez, Kosova ka miqësi të veçantë me Finlandën

Prishtinë, 30 shtator 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, z.Pekka Haavisto.


Në fillim të takimit, ministri Pacolli shprehu falënderim dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës në proceset e shtet-ndërtimit dhe të integrimeve euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

Shefi i diplomacisë kosovare vuri në dukje marrëdhënien bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve. Ai konfirmoi vullnetin e Republikës së Kosovë për thellimin e mëtejmë të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve. ​

“Miqësia që kemi me Finlandën është shumë e veçantë. Do ta çmonim shumë ndikimin tuaj edhe tek shtetet e tjera mike të cilat ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, që të na mbështesin në këtë drejtim”, tha ministri Pacolli.

Edhe ministri i Jashtëm Finlandez, Haavisto, vuri në dukje marrëdhëniet shumëdekadeshe të mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të dyja shteteve dhe raportet e afërta ndërmjet dy popujve, si kapital për investim edhe më të madh në të ardhmen.


Foto Galeria