3744 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 October 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli takoi diplomaten greke në Prishtinë, folën për fuqizimin e raporteve Kosovë - Greqi


Prishtinë, 25 tetor 2019 – Zëvendëskryeminiministri dhe ministri Jashtëm, z.Behgjet Pacolli, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, znj.Chryssoula Aliferi, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e rritjes së tyre në kapacitete të plota.

Gjatë takimit u konfirmua angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.

Ministri Pacolli tha se Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës, si dhe fqinj rajonal i saj.

“Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës”, tha ministri Pacolli, duke rikonfirmuar se dy vendet trajtojnë reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh.

Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e mirë të marrëdhënieve në mes dy shteteve, duke shprehur përkushtimin reciprok për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik.





 

 

Foto Galeria