3755 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 November 2019
  • SHARE
  • PRINT

Zv.ministrja Vuniqi takoi homologun çek, bisedojnë për forcimin e raporteve Kosovë-Çeki

Pragë, 18 nëntor 2019 – Zëvendës/ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj.Rejhan Vuniqi, është takuar në Pragë, në një drekë pune, me zëvendës/ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, z.Aleš Chmelar.


Ajo falënderoi homologun çek për mbështetjen që Republika e Çekisë në vazhdimësi ka treguar për Kosovën dhe vazhdon përkrahjen si në bashkëpunimin bilateral ashtu edhe në atë multilateral.

“Pas diskutimeve dhe deklarimeve të ndryshme mediale kohëve të fundit, mbi marrëdhënjet ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Çekisë, kisha kënaqësinë të takoj për një drekë pune në Pragë, zv.ministrin e Punëve të Jashtme, z. Aleš Chmelar”, tha znj.Vuniqi.

Zv.ministrja e Punëve të Jashtme bëri të ditur se në këtë drektë pune është biseduar për çeshtje që do të mund t’i forconin edhe më tutje marrëdhënjet bilaterale Kosovë-Çeki, sidomos në fushën e ekonomisë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Bashëpunim Ekonomik në qershor të këtij viti në mes të dy Ministrave të Punëve të Jashtme.

“Republika Çeke ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarsinë e Kosovës dhe mbështetja e tyre nuk ka munguar asnjëherë në asnjë proces nëpër të cilën ka kaluar dhe kalon vendi ynë”, tha ajo.

Foto Galeria