3759 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 November 2019
  • SHARE
  • PRINT

MPJ dhe Ministri Pacolli bashkëndjejnë me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri

Prishtinë, 26 nëntor 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke përcjellë me shumë shqetësim të gjitha lajmet që po vijnë nga Shqipëri, pas termetit të rëndë i cili goditi të martën në mëngjes Durrësin dhe rrethinën e tij.

 

Zëvëndeskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij, z.Gent Cakaj, dhe autoritetet tjera shqiptare.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave që la pas termeti i sotëm, dhe njëherësh uron që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.
 

Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë i janë përgjigjur nevojës për të ndihmuar autoritetet shqiptare, ndërsa shtetasit kosovarë që ndodhen në Shqipëri dhe mund të kenë pësuar nga termeti, sugjerohen të kërkojnë ndihmë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.(Numri emergjent: +355 68 241 5291)


 

 

Foto Galeria