3766 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 November 2019
  • SHARE
  • PRINT

Edhe një javë afat aplikimi për grantet e WBF

Prishtinë, 3 dhjetor 2019 – Shoqëria Civile në Kosovë ka afat deri më 10 dhjetor 2019 për të aplikuar me projekt-propozime rajonale, me synim që të fitojë grante nga Fondin për Ballkanit Perëndimor (WBF)

Thirrja e tretë, dhe e fundit informuese e WBF, për projekt-propozimet rajonale, u bë më 21 nëntor në Prishtinë, në një konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë, Drejtor Ekzekutiv i WBF, Gjergj Murra tha se shoqëria civile në Kosovë është e përgatitur, ka ekspertë të mirë në përgatitjen e projekt-propozimeve dhe se kjo sipas tij është dëshmuar gjatë dy thirrjeve të mëparshme, ku kishte 85 projekte nga Kosova, me mbi 180 bashkëpjesmarrje me organizata nga gjithë Ballkani Përendimor.

Kosova e ka marrë kryesimin njëvjeçar të këtij fondi më 1 janar 2019.

WBF është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia), integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të ËBF-së tek vendet e treta.


Më shumë informata për aplikuesit potencialë mund të gjinden në linkun në vijim: http://ëesternbalkansfund.org/ëp-content/uploads/2019/10/ËBF-3rd-Call-for-Proposal-Application-Guidelines.pdf 

 

Foto Galeria