3788 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJ me udhëzime për misionet diplomatike dhe shtetasit e Kosovës në Lindjen e Mesme

Prishtinë, 8 janar 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton të gjithë shtetasit kosovarë që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin udhëtimet drejt Lindjes së Mesme në vendet ku ka tensione, Irak, Iran dhe Jemen.

Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik.

Qytetarë të dashur, dëshirojmë të kemi vëmendjen tuaj, pasi që ky njoftim vije si rezultat i tensioneve në këtë rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak.

Ministria e Punëve të Jashtme sipas misionit të saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon.

Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur kontakt edhe me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Republikës së Kosovës në Irak.

Ky njoftim mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë në lidhje me këtë zhvillim.

Foto Galeria