3789 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova në Frankofoni - befasi e këndshme

Prishtinë, nëntor 2019 - Megjithëse Kosova nuk është një vend Frankofon, ka marrë vendimin e mahnitshëm për t'u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF). Fillimisht e motivuar  nga arsyet strategjike, Kosova tani është plotësisht e përfshirë në institucionet e ONF-së. Përfitimet janë të shumta, konstaton gazetari Etienne Fortin-Gauthier, në një artikull të botuar në gazetën kanadeze ONFR+, të cilin mund ta lexoni në vijim. 


Skena është befasuese: në një sallë takimesh në njërën prej ndërtesave të Qeverisë  së Kosovës, në zemër të Prishtinës, po zhvillohet një diskutim i gjallë. Brenda, tre zyrtarë të lartë janë duke folur ... në frëngjisht.

"Po, Mjaft zyrtarë flasin këtu frëngjisht. Ai atje është një nga këshilltarët e punëve të jashtme, ndërsa zonja që është me të është ambasadore e ardhshme e Kosovës në Itali ", shpjegon Aromë Demiri, zyrtare e lartë për Këshillin e Evropës dhe një nga zyrtaret përgjegjëse për Frankofoni.

Me Frëngjishten e saj të shkëlqyeshme, ajo thotë se ka mësuar në bodrumet e shtëpive të familjeve.

"Nga 1995 deri në 1998, unë isha duke studiuar në Universitetin e Kosovës ... Për shkak të tensioneve, ne jemi detyruar të studionim nëpër shtëpi", tregon ajo.

Kjo ishte një përgjigje ndaj pengesave të diktatorit serb Slobodan Milosevic për të minuar arsimin e komunitetit shqiptarë, të cilit ajo i përket.

Kosova pretendon se ka 360,000 qytetarë që zotërojnë gjuhën frënge. Megjithatë, shifra përfshin mërgimtarët kosovarë që jetojnë në vendet që flasin frëngjisht. Dhjetëra mijëra qytetarë u larguan nga vendi gjatë luftës së fundit të viteve 1990. Nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e folësve francezë brenda në  Kosovë.

Aromë Demiri rikujton se intelektualët e rajonit të Ballkanit kanë qenë gjithmonë frankofilë  të influencuar nga autorë dhe filozofë francezë. Por këtij kurioziteti të së kaluarës tani i shtohen interesat strategjike dhe ekonomike.

NË REND TË PARË, NJË POZICIONIM STRATEGJIK

Kosova edhe sot ka mungesë njohjeje. Megjithkëtë, ajo është njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës. Kanada e ka njohur këtë që nga viti 2008, kur u bë e pavarur.

Anëtarësia në ONF ka bërë që Kosova të ulet në këtë organizatë ndërkombëtare si çdo shtet tjetër. Është gjithashtu një forum me tepër për të provuar të ndikojë në vendet që akoma nuk e njohin atë.

"Ne kemi bërë shumë takime bilaterale me shtetet që janë anëtare të ONF-së. Ne mund të bëjmë lobing   te shtetet tjera për të kërkuar njohje të reja për  shtetin e  Kosovës", thotë Demiri.

Drejtoresha i Aleancës Franceze në Kosovë ofron një perspektivë plotësuese.

"Në rastin e Kosovës, vendi po përpiqet të afrohet me Bashkimin Evropian për t'u bërë anëtare. Ky është një vendim interesant strategjik sepse frëngjishtja është një gjuhë e rëndësishme e Evropës. Gjithashtu është gjuha e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ", thotë Anne-Sophie Verrier.

NGA ANËTARE VEZHGUESE NË ANËTARE TË ASOCIUAR

Kosova u bë anëtare vëzhguese e OIF në 2014.

"Ne kemi pasur një vendosmëri politike për të promovuar kulturën dhe paqen frankofone dhe kjo përkonte me kërkesën e qytetarëve tanë ", thotë Aromë Demiri.

Në vitin 2018, Kosova shkon edhe më tej dhe bëhet anëtare e asociuar e organizatës. Një ndryshim që ka një kosto: 32,000 dollarë në vit.

"Statusi vëzhgues, nuk ishte i mjaftueshme për të arritur qëllimet tona. Ne ishim shumë të përkushtuar për t’i bërë të ditur ONF-së që meritonim një status të asociuar. Tarifa e anëtarësisë së asociuar është më e lartë, por gjithashtu kemi qasje në shumë programe që janë te mbështetura financiarisht  nga ONF-ja ”, shton ajo.

ZYRTARËT MËSOJNE FRËNGJISHT

Pas ndryshimit të statusit të saj, Kosovës ju dha mundësia të nisë "Iniciativën Kombëtare të Frankofonisë", e cila synon të forcoj prezencën e frëngjishtes tek një pjesë e shërbimit civil.

Programi katër vjeçar lejon dhjetëra zyrtarë të Kosovës të marrin kurse falas në frëngjisht çdo vit. OIF merr 50% të kostove të programit, thekson Aromë Demiri.

Aleanca Franceze është partnere e kësaj iniciative. Anne-Sophie Verrier thotë se të mësosh frëngjisht është e dobishme për shërbimin civil të Kosovës.

"Ka mundësi për shkëmbime me vendet e  Frankofonisë për trajnimin e nëpunësve civilë, shkëmbimin e praktikave të mira ... dhe këto bëhen mjaft shpesh në gjuhën frënge, veçanërisht në Shkollën Kombëtare të Administratës Publike të Parisit" (ENA), thotë ajo.

MË SHUMË SHKOLLA MËSOJNË FRËNGJISHT

Në një vend ku papunësia e të rinjve arrin 50%, frëngjishtja është shpresë për një jetë më të mirë. Qoftë në vend ose diku tjetër në vendet që flasin frëngjisht. Frëngjishtja tashmë ka qenë gjuha e huaj më e mësuar, tani është kaluar nga anglishtja dhe gjermanishtja.

Por ka një interesim që po përtërihet, thotë Anne-Sophie Verrier.

"Prania e Kosovës në Frankofoni na ndihmon jashtëzakonisht shumë. Kjo është një argument i fortë. Ne mund t'u themi njerëzve se ka shumë projekte, bursa dhe programe që tani janë në dispozicion të qytetarëve ", thotë ajo.

Dhjetëra shkolla u mësojnë frëngjisht nxënësve në të gjithë vendin. Në Prishtinë, ka katër shkolla publike që mësojnë frëngjisht këtë vit, krahasuar me vetëm një vitin e kaluar.

HULUMTUESIT DHE STUDIUSIT TË PËRKUSHTUAR PËR GJUHËN FRËNGE

Tre universitete në Kosovë gjithashtu shfrytëzuan rastin të anëtarësohen në Agence universitaire de la francophonie (AUF). Në krahasim, organizata ka gjithashtu tre anëtarë në Ontario, përkundër pranisë së një numri shumë më të madh të frankofonëve dhe frankofilëve në provincë.

Por në këtë rajon të botës, anëtarësimi në AUF duket se është një pasuri e madhe.

"Është një hapje për botën. Të tre universitetet në Kosovë tani janë anëtare të rrjetit më të rëndësishëm universitar në botë, me 1.000 universitete. Ata zhvillojnë projekte të përbashkëta dhe mund të fillojnë rrjete të hulumtuesve ndërkombëtare. Ekziston mundësia e shkëmbimit të ekspertizës, shpesh pa asnjë shpenzim ", thotë drejtori rajonal i AUF-së, Mohamed Ketata.

Në Kosovë, ka së paku një mijë të rinj që studiojnë të paktën pjesërisht në frëngjisht. Rektori i Universitetit të Prishtinës është një frankofil i bindur që na ndihmon jashtëzakonisht shumë ”, thotë ai.

FRANCOPONIA KA BASHKUAR TE RINJET

Frankofonia krenohet që është aktor i unitetit dhe paqes. Ajo e dëshmoi atë në Kosovë, thotë Aromë Demiri. Në një rajon ku tensionet etnike mbeten të rëndësishme, OIF ka organizuar, në tetor, një forum rajonal për të rinjtë.

"Të rinjtë nga Evropa Qendrore dhe Lindore kanë pasur mundësi të prezantojnë në Kosovë projekte që lidhen me mjedisin dhe teknologjinë e gjelbër", thotë ajo.

Edhe një herë, OIF ka marre përsipër një pjesë te shpenzimeve për realizimin e kësaj ngjarje, e cila në veçanti ka mundësuar takimin e të rinjve serbë dhe shqiptarë, të Kosovës, të cilët nuk shoqërohen edhe aq shumë me njëri-tjetrin.

Foto Galeria