3792 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova uron Juan Gauido, dënon Maduron për dhunim të demokracisë në Venezuelë

Prishtinë, 10 janar 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke përcjell me vemendje të shtuar zhvillimet e fundit në Venezulë, dhe më këtë ç’rast uron z.Juan Gauido për zgjedhjen e tij President i Asamblesë Kombëtare dhe njëherësh President i përkohshëm i Venezuelës.

Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka uruar Guaidon për rizgjedhjen e tij në krye të Asamblesë Kombëtare, duke thënë se Republika e Kosovës qëndron me të dhe popullin venezuelas në rrugën drejt rikthimit të demokracisë dhe prosperitetit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës po ashtu dënon dhunën e nxitur nga ish udhëheqësi socialist, Nicolas Maduro, dhe kërkon nga ai të heq dorë nga dhunimi i demokracisë dhe cenimi i stabilitetit në Venezuelë.

Ministri i Jashtëm Pacolli i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Venezuelë, nën organizim të një qeverie tranzitore të pranueshme për të gjithë.

Foto Galeria