3801 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Delegacioni i MPJ-së në Iowa, përfaqëson Kosovën në ceremoninë shtetërore të Gardës Kombëtare

Des Moines, 16 janar 2020 – Me ftesë të Goverantors së shtetit Iowa, znj.Kim Reynolds, në cilësinë e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z.Astrit Zemaj, dhe Zyrtari për Politika të Sigurisë në MPJ, z.Bujar Maxhuni, morën pjesë në ceremoninë shtetërore të raportimit të Komandantit të Pergjithshëm të Gardës Kombëtare, Gjeneralit Benjamin Corell, në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit Iowa.

Përveç Komandatit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare, përfaqësuesve tjerë ushtarakë, ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve, diplomatët Zemaj dhe Maxhuni, në margjinat e kësaj ceremonie u takuan edhe me pjestarë të autoriteteve qeveritare dhe të qyteteve me të cilat Republika e Kosovës ka partneritet shumëdimensional.

Delegacioni i MPJ-së, ditën e parë të vizitës zyrtare në Iowa, është pritur në takime të ndara nga autoritetet më të larta të këtij shteti, Zv.Guvernatori i Shtetit, z.Adam Gregg dhe Sekretari i Shtetit të Iowa-s, z.Paul D. Pate, në të cilat takime është diskutuar për tema të shumta me interes të ndërsjellë në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë dhe teknologji.

Republika e Kosovës ka mbështetje të gjithanshme prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nga shteti simotër, Iowa, ka mbështetje të jashtëzakonshme dhe konsiderohet partner kyç dhe faktor stabiliteti i paqës dhe lirisë në rajon dhe Evropë.

Foto Galeria