3804 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Pacolli priti në takim njohës ambasadorin e ri italian, Orlando

Prishtinë, 21 janar 2020 - Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, njëherësh ministër i Pubëve të Jashtme, z.Behgjet Pacolli, priti të martën në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Prishtinë, z.Nicola Orlando.

Ministri Pacolli i uroi mirëseardhje ambasadorit Orlando, si dhe suksese në punën e tij si shef i ri i misionit diplomatik në Kosovë.

Në takim, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Ministri i Jashtëm Pacolli vuri në dukje partneritetin strategjik me shtetin italian, si dhe konfirmoi vullnetin e Republikës së Kosovë për thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale e miqësore, me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

Foto Galeria