3809 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJ njoftohet nga BE-ja për largimin zyrtar të Britanisë së Madhe

Prishtinë, 29 janar 2020 - Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga Bashkimi Evropian lidhur me procesin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandes Veriore nga Bashkimi Evropian.

 

Republika e Kosovës mirëpret qasjen lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian gjatë periudhës transitore të marrëveshjes për tërheqje të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandes Veriore.

 

Republika e Kosovës konfirmon se në kontekst të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, përfshirë edhe marrëveshjet bilaterale dhe shumëpalëshe, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore do të trajtohet si shtet anëtar i Bashkimit Evropian gjatë gjithë periudhës transitore të marrëveshjes për tërheqje.

 

Republika e Kosovës afirmon edhe njëher qëllimin e saj strategjik për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandes Veriore.

 

 

Foto Galeria