3810 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJ mirëpret propozimin amerikan për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve

Prishtinë, 29 janar 2020 – Pas nxjerrjes së propozimit për paqe në Lindjen e Mesme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës mirëpret propozimin dhe uron të arrihet paqja e qendrueshme midis izraelitëve e palestinezëve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës vlerëson se ky është një propozim i qartë i cili pasqyron vullnet, kohë dhe përpjekje të gjithanshme për arritjen e paqes në rajon.

 

Një marrëveshje paqeje midis izraelitëve dhe palestinezëve që çon në bashkëjetesë paqësore mund të zhbllokojë potencialin e të gjithë rajonit, dhe t'u sigurojë të dyja palëve mundësinë për një të ardhme të ndritshme.

 

Udhëheqësit Izraelitë dhe palestinezë, tani mund të përcaktojnë nëse ky propozim mund të plotësojë nevojat dhe aspiratat e popujve që ata përfaqësojnë.

 

Me këtë rast, Republika e Kosovës dhe populli i saj, duke kujtuar të kaluarën e vet, si dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësimin e saj, i inkurajon të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për arritjen e një marrrëveshje të përhershme paqeje, e cila do të ishte shpresëdhënëse jo vetëm për izraelitët dhe palestinezët, por për tërë Lindjen e Mesme dhe me gjerë.

Foto Galeria