3819 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca priti ambasadorin Heldt, me Gjermaninë bashkëpunim të gjithanshëm

Prishtinë, 5 shkurt 2020 - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, të mërkurën priti në takim ambasadorin gjerman në Prishtinë, z.ChristianHeldt.

Ministri Konjufca dhe ambasadori gjerman Heldt, në takimin e tyre të parë,u zotuan se do të ketë vazhdimësi të raporteve të mira bilaterale dhe dinamikë të shtuar në të gjitha proceset në vazhdim.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për shumë tema me interes të përbashkët për Kosovën dhe Gjermaninë, si dhe shprehen gatishmërinë për adresimin e tyre dhe intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në fushat profesionale, bilaterale dhe nderkombetare.


 

Foto Galeria