3820 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca priti ambasadorin Orlando

Prishtinë, 5 shkurt 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Prishtinë, z. Nicola Orlando.


Gjatë bisedës mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, ministri Konjufca përseriti se qytetarët e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019 votuan për ndryshimin dhe se qeveria e re është krijuar për të ofruar këtë ndryshim. 


Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ministri Konjufca vuri në dukje nevojën për të bërë evaluimin e tërësishëm të dialgut të deritanishëm në menyrë që të ndërtohet një konsensus i gjithmbarshëm politik dhe institucional brenda Kosovës.

Në këtë takim, miqësor, u bisedua edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe nënshkrimin sa më shpejtë të marrëveshjeve të rëndesishme në segmentin e bashkepunimit të sigurisë dhe të tjera marrëveshjeve me interes për qytetarët e të dyja vendeve.

Foto Galeria