3825 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca vazhdon takimet me ambasadorë, kërkon forcim të mbështetjes për Kosovën

Prishtinë, 13 shkurt 2020–Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, gjatë ditës së enjte, ka zhvilluar takime të ndara me ambasadorë tëkatër vendeve evropiane, me të cilët shefi i diplomacisë kosovare bisedoi për zhvillimet e fundit politike, ndryshimet qëdo të sjellë qeveria e re për të përmirësuar qeverisjen, marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimin e raporteve me interes të ndërsjellë.


Ministri Konjufca është takuar me ambasadoren e Francës, znj.Marie-Christine Butel pastaj me shefin e Misionit të Belgjikës, ambasadorin Jean-Louis Servais me ambasadorin e Norvegjisë, z.Jens Erik Grøndahl dhe ambasadoren e Holandës, znj.Gerrie Willems, prej të cilëve ka marrë urime për pozitën e re.

Ai ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e pakursyer që vendet e tyre i kanë ofruar Kosovës në vazhdimësi, por njëherësh ka kërkuar që kjo përkrahje të forcohet edhe më shumë, duke mbështetur projektet e ngecura,si dhe proceset integruese të shtetit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Gjatë këtyre takimeve, z.Konjufca ka kërkuar po ashtu që shtetet evropiane të mbështesin dhe nxitin futjen sa më parënë rend të ditës të çështjes së liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, si një e drejtë e lëvizje së lirë, e vonuar për këtë pjesë të Evropës.

Ministri i Punëve të Jashtme, gjatë ditës është takuar edhe me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen në demokratizimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.

Foto Galeria