3826 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD dënon dhunën e ushtruar ndaj presidentit venezuelas, Juan Guaido

Prishtinë, 14 shkurt 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) vazhdon të përcjell me vemendje të shtuar zhvillimet e fundit në Venezulë, dhe më këtë rast dënon dhunën e ushtruar ndaj presidentit të këtij vendi, z.Juan Guaido, pas kthimit të tij në Karakas nga vizita në disa vende prej të cilave mori përkrahje të fuqishme për organizim të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, rithekson përkrahjen e Republikës së Kosovës për zgjedhjen legjitime të z.Guaido si President i Asamblesë Kombëtare, njëherësh President i Përkohshëm i Venezuelës, si dhe dënon dhunën e ushtruar ndaj tij dhe udhëheqësve tjerw opozitar nga ish-udhëheqësi socialist, Nicolas Maduro.

z.Konjufca kërkon që menjëherë të ndalen veprimet e dhunshme që shpiejnë drejt destabilizimit të situatës në Venezuelë dhe po ashtu bën thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, nën organizim të një qeverie tranzitore të pranueshme për të gjithë.

MPJD e Republikës së Kosovës i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë presionin e duhur në mënyrë që popullit venezuelas t’i ofrohet perspektiva e kërkuar me vite përmes dhënies fund të regjimit diktatorial të Maduros, rikthimit të demokracisë, prosperitetit ekonomik dhe dinjitetit të qytetarëve të Venezuelës.

Foto Galeria