3837 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca në Selanik, rinia kosovare të mos izolohet nga përspektiva evropiane

Selanik, 24 shkurt 2020 - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë për perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor "Nga Selaniku në Zagreb", që po mbahet në Selanik, me pjesëmarrjen e shefave të diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në prani të Presidences kroate të Bashkimit Evropian, Shërbimit të Jashtëm të BE-së, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.


Në fjalimin e mbajtur në këtë konferencë, ministri Konjufca kërkoi marrjen e vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, në mënyre që rinia kosovare të mos izolohet nga perspektiva e saj.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar me reformat në rrugën e integrimit evropian. “Kam siguruar gjithashtu se zhvillimi ekonomik dhe social, fqinjësia e mirë dhe dialogu me Serbinë janë qëllimet afatgjatë të qeverisë së re për të kontribuar dhe siguruar paqen rajonale”, tha z. Konjufca.

Në kuptim të zhvillimeve të reja në rrugën evropiane, ministri i Jashtmë dhe i Diasporës përshëndeti metodologjinë e re të aprovuar nga Komisioni, si dhe shprehi bindjen pozitive për samitin në mes të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkani Perëndimor, i planifikuar të mbahet në muajin maj, në Zagreb.


Gjatë qëndrimit në Selanik, ministri Konjufca iu është përgjigjur edhe interesimit të mediave greke për qëndrimet e Republikës së Kosovës dhe qeverisë së re lidhur me zhvillimet në rajon dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Foto Galeria