3839 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Glauk Konjufca u prit nga homologu i tij çek, ministri Tomáš Petříček

Pragë, 26 shkurt 2020 - Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufcaështë pritur të mërkurën nga Ministri i Punëve të Jashtme Republikës së Çekisë, z. Tomáš Petříček

Në Pragë në ambientet e MPJ të Çekisë është biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin dhe përkrahjen e Republikës së Çekisë dhe të vendeve të Vishegradit për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, në rrugën e integrimeve evropiane.

Të dy ministrat kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Çekisë dhe janë pajtuar për domosdoshmërinë e avancimit në fushën e zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera. 

Ndër tjera kanë theksuar rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe janë pajtuar për fillimin e punës së Komisionit të Përbashkët që do të ndihmojë në zbatimin e Marrëveshjes.

Ministri Konjufca ka theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmesë në rrugën e integrimeve dhe të shkëmbimit të përvojave me Republikën e Çekisë në procesin e përafrimit me BE-në.

Shefi i diplomacisë kosovare po qëndron në Pragë me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Çekisë në kuadër të Takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Grupit të Vishegradit dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor. 

Në këtë takim përveç Ministrave të Punëve të Jashtme të Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë, vende anëtare të V4, merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm I Kroacisë, vend kryesues i radhës i BE-së, Komisioneri për Zgjerim i BE-së, z. Olivér Várhelyi, si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Sllovenisë.

Foto Galeria