3840 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Sllovakia për liberalizimin dhe integrimin e Kosovës në BE, Ministri Konjufca kërkon edhe njohjen

 

Pragë, 27 shkurt 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diaporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca është takuar të enjten në Pragë me Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, z. Miroslav Lajçak, aty ku po mbahet Konferenca e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri Konjufca ka falënderuar homologun e tij sllovak për mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për qëndrimin mbështetës rreth procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, z. Konjufca ka theksuar se është me rëndësi që pesë vendet e Bashkimit Evropian përfshirë Sllovakinë, të lëvizin drejt njohjes së Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, z.Lajçak ka theksuar se përkundër faktit që Sllovakia nuk e ka njohur Republikën e Kosovës, Qeveria e Sllovakisë e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministri Konjufca në këtë takim ka theksuar po ashtu se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i shmanget dialogut dhe është e gatshme për këtë.

“Në anën tjetër, Serbia e ka keqpërdorur dialogun në lobimin për çnjohjen e Republikës së Kosovës duke e paraqitur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve si dialog për statusin e Kosovës dhe kjo nuk duhet të lejohet më”, ka thënë z.Konjufca në takim me z.Lajçak, të cilit ia ka dorëzua edhe një listë me rastet konkrete ku Serbia aplikon njëanshëm bariera jotarifore.

Foto Galeria