3841 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Kosova dhe Polonia kanë nevojë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale

Pragë, 28 shkurt 2020 – Pas përfundimit të Konferencës të ministrave të jashtëm të vendeve të Grupit të Vishegrad me vendet e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Pragë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, ka zhvilluar takimin e radhës në kryeqytetin çek, kësaj radhe me homologun e tij polak, Ministrin e Jashtëm, z. Jacek Czaputoëitcz.


Në këtë takim, Ministri Konjufca ka theksuar nevojën e avancimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ka kërkuar nga Polonia të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën për heqjen e regjimit të vizave, mbështetjen në avancimin e pozicionit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ministri Czaputoëicz e ka uruar Kosovën për institucionet e reja, ndërsa ka përshëndetur përkushtimin e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke thënë se rezultatet e kësaj lufte do ta përshpejtojnë integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Ministri i Jashtëm i Poloinisë i ka konfirmuar shefit të diplomacisë kosovare mbështetjen polake për Kosovën në procesin e integrimeve dhe në përgjithësi sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri Czaputoëitcz ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar më intensivisht në të ardhmen, duke e mirëpritur takimin shumëpalëshe që do të organizohen në Varshavë në një të ardhme të afërt.

Në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet politike në rajon, dhe Ministri Konjufca ka siguruar edhe homologun polak se Republika e Kosovës është e përkushtuar seriozisht në bashkëpunimin rajonal dhe me gjerë në rrafshin evropian.

Foto Galeria