3843 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Grupi i Vishegradit, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është interes strategjik për BE-në

Pragë, 29 shkurt 2020 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës i Republikës së Kosovës, z. GlaukKonjufca, të premten, në Pragë, mori pjesë në Takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të “VisegradGroup” (Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kryesimin e radhës të Republikës së Çekisë.


Në Takimin e Ministrave, përveç pjesëmarrësve të tjerë,mori pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, vendi i të cilit është Kryesues i radhës i Bashkimit Evropian (BE), ai i Sllovenisë, përfaqësuesi i Austrisë, si dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, z. OlivérVárhelyi.

Në fjalën e tij të hapjes, Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, z. TomášPetříček, theksoi se vendi i tij dhe Grupi i Vishegradit, i njohur edhe si “V4”, janë përkrahës të fuqishëm të procesit të zgjerimit të BE-së. Ainënvizoipo ashtu se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është përparësi afatgjate për V4, dhe shfaqishpresën e tij se Brukseli nuk do të ngecë në fillimin e negociatave për anëtarësim.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, OlivérVárhelyi, në prezantim të strategjisë së re të zgjerimit të BE- së,tha se Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe prandaj, sic tha ai, është në interesin gjeostrategjik të këtij bashkimi që ta fus edhe këtë rajon brenda vetvetes.

Duke prezantuar metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim, KomisioneriVárhelyi tha se Ballkani Perëndimor është përparësi për Komisionin, i cili sipas tij po punon në një metodologji të rishikuar për ta bërë politikën e zgjerimit më të besueshme, të parashikueshme, dinamike dhe me një udhëheqje më të fortë politike.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, në fjalën e tij, vlerësoi punimet e Takimit Ministror dhe kontributin e vendeve të V4 si thelbësor për një arkitekturë moderne të BE-së, por njëherësh tha se është edhe një motivim për të gjithë të tjerët që do të ndjekin rrugëne anëtarësimit në familjen e madhe evropiane.

Duke folur për bashkëpunimin, Ministri Konjufcatha se Republika e Kosovës mirëpret përpjekjet e BE-së dhe të vendeve individuale për të vazhduar angazhimin në Ballkanin Perëndimor në kohën kur rajoni po përballet me shumë sfida.

“Në këtë rrafsh në shpresojmë të shohim hapa konkret në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me këtë, zbatimi i projekteve infrastrukturore të Procesit të Berlinit më shpresë se do të sjellë rezultatet e para që do të fuqizojnë zhvillimin ekonomik në rajonin tonë, dhe nisur nga kjo ne jemi shumë të interesuar për të punuar në fushën e mobilitetit dhe të konektivitetit”, tha z. Konjufca, duke theksuar po ashtu se është me rëndësi të posaçme gjithëpërfshirja, trajtimi i barabartë dhe krijimi i mundësive të barabarta për të siguruar se secili do të përfitojë nga këto mundësi.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor theksuan rëndësinë e Takimit Ministror dhe përkushtimin e vendeve të tyre për rrugën evropiane. Ata thanë se perspektiva evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor duhet të jetë e hapur dhe e qartë dhe kërkuan angazhim më të madh të BE-së në rajon.

Ministrat e V4 në një deklaratë të tyre të përbashkët vlerësuan se takimi në Pragë u dha mundësinë që të shprehin mbështetjen afatgjatë dhe pa ekuivoke për përpjekjet e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t'u anëtarësuar në BE. V4 mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së, që është mjeti më i mirë për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Anëtarësimi i  vendeve te Ballkanit Perëndimor në BE, sipas V4, është një qëllim i përbashkët strategjik i rajonit dhe BE-së. Prandaj, V4 vazhdon të mbështesë aspiratat për anëtarësimin tëtë gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Foto Galeria