3846 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD – BE, punëtori e përbashkët mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

 

Prishtinë, 3 mars 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, respektivisht Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), organizuan punëtorinë e radhës, në të cilën u prezantuan analizat e inputeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në pyetësorin mbi kërcnimet hibride.

Ky projekt, i nisur në janar të vitit të kaluar, të martën mblodhi zyratarë të lartë të Ministrisë, ndërsa delegacioni i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS), udhëhiqej nga z.Vilmos Hamikus, drejtor i Sektorit të sigurisë ndajë kërcnimeve hibride.

Në takim u theksua gadishmëria e MPJD-së, si autoritet kontakti i këtij projekti strategjik në koordinim me institucionet kompetente të vendit, për të qenë në nivel të përgjegjësive dhe për të adresuar dhe finalizuar kërkesat e dala nga kjo punëtori.

Pjesëmarrësit e vleresuan realizimin e kësaj punëtorie si shembull të bashkëpunimit me institucionet kompetente të BE-së dhe njëherësh u theksua edhe njëher gatishmëria e institucioneve të Republikës së Kosovës për të mbështetur projektet relevante në fushën e sigurisë ndërkombëtare.

 

Foto Galeria