3854 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD mirëpiret fillimin e gjykimit për rrëzimin e aeroplanit të “Malaysia Airlines”

 

Prishtinë, 6 mars 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, ka mirëpirtur fillimin e gjykimit në Holandë, të rastit “MH17”, që ka të bëjë me rrëzimin e aeroplanit të “Malaysia Airlines”, me ç’rast vdiqën 298 pasagjerët, të shtatëdhjetë nacionaliteteve të ndryshme.


Ky është një fillim i rëndësishëm për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e të drejtës për viktimat  dhe familjarët e tyre, dhe nxjerrjen para ligjit të përgjegjësve të krimit të shkatuar më 17 korrik 2014.


Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh besimin e plotë tek procedurat ligjore të pavarura dhe profesionale të cilat do të ngriten në kuadër të ligjeve holandeze.


Gjerësa në ndërkohë procedurat hetuese të ngriturra nga ekipi i Përbashkët Hetimit (JIT) vazhdojnë, Republika e Kosovës fton të gjitha shtetet, përfshirë Federatën Ruse, të tregojnë vullnet bashkëpunimi në përputhje me Rezoluten 2166 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


Institucionet e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë me familjet e viktimave të aktit kriminel të shkaktuar mbi territorin e Ukrainës, me besim të thellë se e drejta do të nxjerr në pah akterët e krimit.

Foto Galeria