3855 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

MPJD dënon sulmin vetëvrasës afër Ambasadës Amerikane në Tunizi

Prishtinë, 6 mars 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës,dënon fuqishëm sulmim vetëvrasës të kryer të premten nëTunis, kryeqytetin e Tunizisë, afër postbllokut të sigurisë të vendosur pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë sulm vetëvrasës, në të cilin dy militantë hodhën vetën në erë nga një motoçikletë, u vra një polic tunizian dhe u lënduan disa civilë.

Me këtë rast, Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, z. GlaukKonjufca, dënoi fuqishëm këtë akt terrorist, me shpresëqë autoritetet tuniziane do ta zbardhin sa më shpejtë rastin dhe urdhërdhënësit do të vihen para drejtësisë.

Republika e Kosovës, si gjithmonë, qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tjerë të Koalicionit Global në luftën kundër terrorizmit, e përkushtuar me punë për një botë më të sigurt për të gjithë.

Foto Galeria