3857 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca dënon aktin terrorist në Kabul, ngushëllon familjet e viktimave dhe popullin afgan

Prishtinë, 7 mars 2020 - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka pranuar me keqardhje lajmin për sulmin terrorist që ndodhi në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, ku mbetën të vrarë 32 persona, ndërsa 58 të tjerë u plagosën rëndë.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, dënoi ashpër këtë akt terrorist dhe u shprehu ngushëllime të sinqerta familjeve te viktimave dhe qytetarëve afganë.

Në mesin e të vrarëve në këtë sulm terrorist, për të cilin përgjegjësinë e mori Daesh (ISIS), kishte edhe fëmijë dhe gra. Sulmi ndodhi gjatë një tubimi të organizuar nga opozita, ku ishin të pranishëm një numër i madh qytetarësh dhe përfaqësuesish politikë, përfshirë këtu edhe Abdullah Abdullah, aktualisht shef ekzekutiv i vendit dhe njëherësh kundërkandidat i presidentit Ashraf Ghani.
 

 

Foto Galeria