3858 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Ministri Konjufca priti Nënsekretarin e Shtetit të Finlandës

Prishtnë, 9 mars 2020 - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, ka pritur në takim Nënsekretarin e Shtetit të Finlandës, z. Kai Sauer dhe Ambasadoren e finlandeze në Prishtinë, znj. Pia Stjernvall.

Gjatë takimit, z. Konjufca e ka informuar z. Souer për programin e Qeverisë, në shërbim të luftimit të krimit dhe korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe barazisë sociale, si domosdoshmëri për ngritjen e mirëqenies në Kosovë dhe përparimin e vendit në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, në takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast Ministri Konjufca falënderoi z. Sauer dhe znj. Stjervall për mbështetjen që Finlanda i ka ofruar Kosovës.

Bashkëbiseduesit u pajtuam që së bashku të angazhohen për zgjerimin dhe thellimin e raporteve në mes dy shteteve.

Foto Galeria