3861 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • SHARE
  • PRINT

Njoftim: MPJD pezullon apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, veç rasteve emergjente

Prishtinë, 13 mars 2020 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë (Nr.01/07) për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19 (Coronavirus), pezullon përkohësisht apostilimin dhe legalizimin e dokumenteve, me përjashtim të rasteve emergjente.

Ju bëjmë të ditur qytetarëve se, vlerësohen emergjente vetëm ato raste që kanë të bëjnë me shërim jashtë vendit (dëshmi mjekësore), tërminet e caktuara në ambasadat e huaja në Republikën e Kosovës (dëshmi termini) dhe udhëtimet jashtë vendit drejtë shteteve me të cilat nuk janë pezulluar hyrje-daljet (dëshmi, bileta e aeroplanit dhe të tjera).    

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës vlenë nga data 16 mars 2020 deri më datën 27 mars 2020. Prandaj, luten të gjithë qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në marrjen e një vendimi tjetër.    

 

Foto Galeria